75 Mall Live Search
18:43 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Serbia i dërgon me zarf një plumb Parlamentit të Bosnjës

Zarfi që përmban një plumbi brenda tij, mbërriti në ndërtesën e Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan portali Klix.ba.

Sipas informacioneve të para, zarfi mbërriti nga kryeqyteti serb dhe dërgesa u pranua në zyrën e Shërbimit të Përbashkët të Institucioneve të Bosnjës.

Adresa e marrësit është Parlamenti i Bosnjë dhe Hercegovinës, rruga ‘Sheshi BeH 1’, por nuk tregohet saktësisht se kush duhet ta merrte atë.

Policia ka nisur hetimin e rastit dhe të zbardhin se cili ishte “mesazhi” i dërgesës.