16:20 / E Martë, 04 Janar 2022 / B O

Serbia i jep secilit të ri nga 100 euro, si pako ekonomike

Serbia vazhdon të ndihmojë qytetarët e saj me masa të ndryshme ekonomike. Në kuadër të ndihmave të pakos ekonomike, Serbia do të ndaj nga 100 euro për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç.

Aplikimi do të fillojë më 15 janar dhe do të zgjasë deri më 30 janar.

Secili i ri serb që aplikon për këtë masë duhet të ketë një kartë identiteti dhe një numër llogarie bankare.

Rreth 1 milion pritet të jetë numri i aplikuesve që do të përfitojnë nga kjo masë./Indeksonline/