75 Mall Live Search
12:35 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Serbia i ofron 300 mijë euro bonus trajnerit Tumbakoviq për të kualifikuar në kampionatin evropian

Tashmë është zyrtare, Ljubisha Tumbakoviq është trajner i Serbisë.

66 vjeçari që për 3 vite udhëhoqi Malin e Zi, befasisht hoqi dorë nga drejtimi i Kombëtares pikërisht në ditën e ndeshjes kundër Kosovës.

Tumbakoviq ishte shkarkuar nga Federata e Futbollit të Malit të Zi vetëm pak orë pas ndeshjes.

Ish trajneri i Partizanit të Beogradit, është shpërblyer me kontratë nga Federata serbe.

Madje, në rast të kualifikimit në kampionatin evropian Tumbakoviq do të përfitoj 300 mijë euro bonus. /Indeksonline/