75 Mall Live Search
16:03 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Serbia kap 33 kilogramë marihuanë, dyshohet se u paketuan në Kosovë

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Drejtoria e Policisë Kriminale, në kuadër të operacionit “Zemërimi” sekuestruan rreth 33 kilogramë marijuanë dhe arrestuan D. M. (1969) për shkak të dyshimit për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

MUP-serb njofton në faqen e saj se  gjatë inspektimit të makinës së tipit “Passat” të përdorur nga i dyshuari, policia gjeti 59 pako marihuanë.

Dyshohet se ai e kishte paketuar drogën në automjetin e tij në territorin e Kosovës.

I dyshuari u ndalua deri në 48 orë dhe ai do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Krushevc, së bashku me një kallëzim penal, transmeton Klan Kosova.