75 Mall Live Search
12:40 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Serbia kërkon nga EULEX-i të hetoj vrasjen e Ivanoviqit (Dokument)

Drejtori i policisë, Vladimir Rebic ka thënë sot se Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka kërkuar nga EULEX-i që përfaqësuesit e autoriteteve serbe të përfshihen urgjentisht në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit.

MPB ka dërguar kërkesë në EULEX për këtë rast si dhe ka kërkuar nga policia që të siguroj të gjitha informacionet e mundshme për këtë  vepër, transmeton Indeksonline.

Ministria e Punëve të Brendshme serbe pret që hetimi të kryhet në nivelet më të larta, pasi që përndryshe sipas saj, hetimi do të ishte i vështirë dhe nuk do të gjendeshin vrasësit. /Indeksonline/