Serbia kthen pas mërgimtarët në kufi me Kroacinë, kërkojnë testin negativ PCR

Ditëve të fundit, shumë bashkëatdhetarë u nisën drejtë vendlindjes.
Të njëjtit madje morën rrugë të gjatë, por më e rëndë ishte pritja në pika kufitare, veçmas në atë Hungari-Serbi.
Por, disa të cilët u nisën sonte, po kthehen pas nga shteti serb, kjo për shkak të një testi negative për koronavirus.
Një bashkëatdhetar, ka treguar për IndekSonline se kosovarët që kanë nënshtetësi të huaj, po kthehen në kufirin Kroaci-Serbi, të cilëeve po u kërkohet një test negative PCR.
Kujtojmë që Qeveria e Serbisë ka vendosur të kërkojë testin negativ të koronavirusit për udhëtarët që hyjnë në territorin e saj.
Testi PCR, duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë, dhe do t’iu kërkohet si shtetasve të vendit, ashtu edhe të huajve. Siç, njoftoi Qeveria e Serbisë, ky vendim hyri në fuqi më 20 dhjetor.
Testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.
Qeveria e Serbisë miratoi këtë masë pas rekomandimit të Shtabit të Krizave, institucionet që merret me mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga pandemia.
Gjithashtu u njoftua se qytetarët e Serbisë, të cilët nuk kanë një test negativ PCR, do të detyrohen të hyjnë në vetizolim për dhjetë ditë. /Indeksonline