Serbia merr trajner njeriun që s’pajtohet as sot me shqiponjën e Shaqirit!

Serbia ka emëruar trajnerin e ri. Ish-futbollisti i Aston Villës, Zaragozës, Parmës dhe disa skuadrave evropiane, Savo Millosheviq do të jetë selektor i ri i Serbisë.
Ish-sulmuesi serb kishte punuar si asistent te përfaqësuesja e Malit të Zi.
Ish-selektori i Serbisë, Radovan Çurçiq do të jetë asistent i tij. Millosheviqi është një nga ata që kurrë s’është pajtuar me shqiponjën e Xhakës e Shaqirit.
Për këtë ai kishte bërë edhe ankesë në UEFA, ndërsa ka kërkuar edhe në instanca të tjera ndëshkimin e dy yjeve kosovarë që luajnë për Zvicrën./Indeksonline/