Serbia mposhtë Finlandën por shkëlqen Edon Maxhuni

Basketbollisti kosovar që luan për Kombëtaren e Finlandës, Edon Maxhuni, vazhdon të dhuroj paraqitje të mira.
Edhe pse Finlanda u mposht mbrëmë nga Serbia, me rezultat 75-66, Maxhuni ishte më i miri për Kombëtaren finlandeze, transmeton Indeksonline.
Për 24 minuta sa luajti, Maxhuni pati 15 pikë, 2 kërcime dhe 6 asistime.
Diferenca u bë në çerekun e parë, ku Serbia fitoi epërsi prej 10 pikë, 17-7. Pas kësaj humbjeje Finlanda gjendet në pozitën e 3-të me 5 pikë, 1 më pak se Serbia që është e dyta. /Indeksonline/