Serbia në përkrahje të Spanjës për referendumin në Katalonja
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq deklaroi sot se Beogradi e përkrah fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Spanjës, si dhe unitetin e shtetit.
“Qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor, Spanja është një nga miqtë më të mëdhenj të Serbisë”, tha Daçiqi dhe shtoi se Madridi ka po të njëjtin qëndrim kur është në pyetje integriteti territorial i Serbisë.
Shefi i diplomacisë serbe i thirri “të gjithë faktorët politikë që të mos luajnë me këtë çështje” dhe theksoi se nuk e ka të qartë se si disa politikanë nga Serbia kanë shkuar në Barcelonë, ndërsa nuk kanë shkuar në Banja-Llukë, transmeton Express.
Qëndrimin e Beogradit për referendumin e sotëm për pavarësimin e Katalonisë Daçiqi e shprehu gjatë një eventi për shënimin e 70-vjetorit të UNICEF-it në Serbi.