Serbia në prag të kolapsit nga Covid19

Serbia po përballet shumë seriozisht me situatën pandemike. Rritja enorme e rasteve ka bërë që shteti fqinj të jetë në një situatë tejet shqetësuese.
Epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave, Predrag Kon, deklaroi sot se sistemi shëndetësor i Serbisë është në prag të kolapsit.
Sipas tij, virusi ka depërtuar pothuajse në çdo familje në Serbi dhe se situata është vështirë e menaxhueshme.
Se situata është serioze, tregon edhe mesazhi i kryeministres Bërnabiq. Ajo ka paralajmëruar se numri i të të infektuarve sot do të jetë mbi 5000./Indeksonline/