75 Mall Live Search
15:18 / E Enjte, 08 Prill 2021 / AR

Serbia nesër pritet ti zbut masat anti-Covid

Nesër do të mbahet mbledhja e Shtabit të Krizave në Serbi, në të cilën do të diskutohet situata aktuale epidemiologjike, si dhe masat kundër Covid-19, transmeton Indeksonline.

Tanjug raporton se në këtë mbledhje pritet të zbuten masat kundër virusit.

Kryeministrja e vendit, Ana Brnabiq tha se flet pothuajse çdo ditë me pjesën mjekësore të Shtabit të Krizave dhe e di se cili është pozicioni i tyre.

Po ashtu ajo vuri në dukje se nuk ka nevojë për futjen e detyrimit të vaksinimit në Serbi./Indeksonline/