12:33 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Serbia nuk duhet t`i frikësohet NATO-s, por atë ta merr si kërcënim”

Serbia gjatë gjithë historisë së saj nuk ka qenë kurrë anëtare e ndonjë aleance ushtarake, nuk duhet të ketë frikë nga NATO, por duhet ta merr atë si një kërcënim.

Kështu u tha në një tryezë të mbajtur në Beograd me temën “A duhet të ketë Serbia frikë nga NATO-ja me të cilën bashkëpunon gjithnjë e më shumë”.

Ish-ambasadori jugosllav dhe ministri i jashtëm Vladislav Jovanoviq thotë se NATO është “një temë që na ka preokupuar në 30 vitet e fundit”, sepse kjo aleancë, sipas tij, është e angazhuar gjithnjë në “mohimin dhe dëmtimin e të gjitha interesave të mundshme kombëtare dhe shtetërore të Serbisë, raportojnë mediat serbe./Indeksonline/