11:46 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Serbia nuk e ndal propagandën ‘katastrofa humanitare’ në veri

Vazhdon propaganda ‘katastrofa humanitare’ e Serbisë në 4 komunat veriore të Kosovës.

Gjatë ditës së martën, televizioni serb RTS ka pasqyruar mbi 150 dyqane tregtare që janë mbyllur në veri të Mitrovicës.

E gjithë kjo bëhet si pjesë e planit për të inskenuar ‘varfërinë’ e serbëve, të cilët përmes kësaj propagande po dëshirojnë ta luftojnë taksën që ka vendosur Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur kësaj propagande duke hapur disa pika shitëse në veri.

Të hënën ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala qëndroi në Mitrovicë, ku u dërgua një kontigjent i mallrave për serbët. /Indeksonline/