23:16 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Serbia pranon platformën për bisedimet me Kosovën- Krimet e Luftës të përfshira brenda saj

Parlamenti i Serbisë ka pranuar një platformë për bisedime me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.

Ky dokument që është përgatitur nga doktori i shkencave politike dhe ish-deputeti Dusan Prorokoviq, transmeton Indeksonline.

Ky dokument është titulluar “Platformë Propozimi për dialog mbi një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Prorokoviq ka thënë se nuk është e detyrueshme që të merret në konsideratë por beson që Serbisë i duhet një e tillë.

Përmes kësaj platforme ish-deputeti thotë se Serbia duhet të ruaj integritetin territorial.

“Normalizimi nënkupton gjetjen e një zgjidhje që është e mundur për të ruajtur integritetin territorial të Serbisë, duke siguruar për autonomi substanciale për Kosovën.”, është shprehur ai.

Në platformë janë paraqitur 20 parime që duhen për një marrëveshje sipas Prorokoviq.

Bazë e kësaj platformë është Rezoluta 1244. Në atë që shkruar në platformë, për të gjetur një kompromis duhet respektuar ajo rezolutë.

“Rezoluta 1244 është baza për gjetjen e një zgjidhje kompromisi dhe në këtë kontekst shpreh tendencën për të siguruar autonomi të gjerë dhe vetëqeverisje thelbësore për Kosovën” thuhet në platformë.

Po ashtu është shkruar edhe se si duhet t’i lihet emri Kosovës, si duhet të jetë përfaqësimi ndërkombëtar, rreth çështjeve pronësore, personat e zhdukur dhe për krimet e luftës.

“Kosova e Jugut/Vetëqeverisja e Kosovës është një term që do të ishte i pranueshëm për përfaqësim në organizatat ndërkombëtare” shkruhet tutje në platformë.

“Fati i personave të zhdukur dhe hetimi i krimeve të luftës në territorin e Kosovës do të jetë e mundur nga komisionet kompetente dhe të verifikuar të dy palëve” ishte njëri nga parimet e platformës.

Kjo platformë e propozuar vjen si kundër përgjigjeve ndaj autoriteteve  të Kosovës që së fundmi miratuan një platformë për bisedime me Serbinë./Indeksonline/