Serbia reagon pasi Nenad Arsiq u dënua me 6 vite burg për krime lufte në Kosovë

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka dal me një reagim pas Gjykata Themelore e Prishtinës e dënoj me 6 vite burg serbin, Nenad Arsiq për krime lufte.
“Vendime të tilla gjyqësore kanë për qëllim frikësimin e mëtejshëm të Serbëve që mbetën të jetojnë në Kosovë, por ato janë gjithashtu një mesazh i qartë për të zhvendosurit se ata nuk janë të mirëpritur,” tha Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë në një deklaratë, transmeton Indeksonline.
Ata kanë kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të intervenojnë në këtë rast.
Nenad Arsiqi është dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale: “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Ai akuzohet se më 21 maj 1999, në bashkëkryerje me personat e tjerë të forcave policore serbe, të paidentifikuara deri tani, kishte marrë pjesë në aksionin kundër popullatës civile shqiptare, ku në familjen Shala në Prishtinë, anëtarët e saj i kishte rrahur dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore, si edhe kishte marrë pjesë në shkatërrimin masiv të pasurisë, e ku kishin përvetësuar naftë, vetura dhe 200 mijë marka gjermane të fshehura nga kjo familje./Indeksonline/