75 Mall Live Search
13:39 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / C E

Serbia thotë ”Kosovo i Metohija” Shqipëria godet Serbinë, ministri Cakaj: ”Eshtë kaq e thjeshtë…”(Video)

Në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave, kryediplomati shqiptar Gent Cakaj ka reaguar ashpër pas fjalimit të homologut të tij serb Nikola Selakovic, kur ky i fundit e quajti Kosovën ”Kosovo i Metohija”

Mes tjerash, ministri Cakaj e parashtroi qartë e prerë edhe kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

”Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë” – ka thënë Cakaj.