75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / LB

Serbia thotë se ka arrestuar dy persona, dyshohet se mund të jenë shqiptarë

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se ka ndaluar dy persona me inicialet X.E dhe B.E, në pikën kufitare në mes të Serbisë dhe Hungarisë – Horgosh. Ata, siç thuhet në njoftim, dyshohen për krime lufte në Kosovë, më 1999.

Ministria e Jashtme e Serbisë nuk përmendi nacionalitetin e personave veçse tha se ata dyshohet se “më 9 gusht 1999, në Rahovec kanë rrëmbyer civilë me kombësi serbe”.

Të ndaluarit dyshohet se mund të jenë shqiptarë.

Sipas njoftimit ata janë ndaluar për 48 orë dhe më pas do të dalin para prokurorit.