01:37 / E Martë, 25 Qershor 2019

Serbia vazhdon t’i maltretojë e gjobisë mërgimtarët që vijnë në Kosovë!

Me fillimin e sezonës së verës numër i madh i mërgimtarëve ia mësyjnë vendlindjes.

Pjesa e konsiderushme e tyre në Kosovë vijnë përmes Serbisë. Këta të fundit në vazhdimësi po iu shkaktojnë probleme mërgimtarëve tanë.

Përveç pritjeve të gjata në pika kufitare, ata shpesh herë edhe gjobiten gjatë rrugës që kalojnë nëpër Serbi.

Një gjë e tillë i kishte ndodhur një mërgimtari i cili ishte gjobitur për shkak se njëri nga pasagjerët nuk kishte vënë rrypin e sigurisë në ulësen e pasme, ku gjoba për këtë shkelje është 45 euro, shkruan Indeksonline.

Një lexues i Indeksonline ka treguar se i është dashur të presë orë të tëra, duke iu nënshtruar një kontrolli të detajuar.

Shpesh herë ndodh që duhet kaluar kilometra të tërë për të paguar gjobën./Indeksonline/