08:29 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Serbisë i “djegë” deklarata e ambasadorit amerikan për Kosovën

Deklaratat e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, nuk po u pëlqen aspak politikanëve dhe analistëve në Serbi.

Ishte presidenti, Aleksandër Vuçiq, i cili reagoi ashpër ndaj diplomatit amerikan për të cilën tha se  “do të ishte mirë sikur ambasadori të kishte treguar pak më shumë respekt ndaj vendit nikoqir”.

Ndërsa, analisti politik Dragomir Andjelkoviq deklaroi se është një mosrespektim ndaj shtetit serb të përmendet  pavarësia e Kosovës në ndërtesën e Qeverisë.

“Shtetet e Bashkuara kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por është fyese kur ambasadori amerikan përmend vazhdimisht u del në krah Prishtinës zyrtare. Me këto gjeste ai synon ta poshtërojë vendin tonë në publik”, është shprehur Andjelkoviq, transmeton Indeksonline

Ndryshe, ambasadori i SHBA në Beograd Kyle Scott ka deklaruar para dy dite se qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, por se Qeveria e Kosovës, e cila është vend i pavarur dhe sovran me përfaqësuesit e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Nuk është e ashtuquajtura qeveri e Kosovës, por Qeveria e Kosovës, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësuesit e Kosovës dhe me ta kemi kontakte si me cilët do përfaqësues të ndonjë shteti në rajon”, kishte thënë ai.  /Indeksonline/