75 Mall Live Search
14:11 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Serbisë i ‘lyhen të këqijat’, studentët dëshirojnë të largohen nga vendi!

Serbët që jetojnë jashtë Serbisë nuk e kanë ndërmend të kthehen në vendlindjen e tyre.

Sipas një sondazhi të nxjerrë nga ‘RTS’, 76 përqind e personave të larguar nga Serbia nuk dëshirojnë kthimin, transmeton Indeksonline.

Ende më keq është situata me ata që jetojnë brenda Serbisë. Sipas sondazhit çdo i treti student dëshiron largimin.

Vendet ku dëshirojnë të largohen të rinjtë serb janë Gjermania, Zvicra, Austria dhe Norvegjia.

Mosha mesatare e përgjithshme e emigrantëve të larguar është 29 vjeç.

Pamundësia për të gjetur punë, pagesa e ulët dhe standardi i ulët i jetesës janë disa nga arsyet se pse të rinjtë serb dëshirojnë largimin. /Indeksonline/