Serbit i vidhen aparatet e qumështores në një depo në Ranillug
Një person i komunitetit serb ka raportuar se nga persona të panjohur në një depo e cila ndodhet në objektin e ish kooperativës bujqësore janë vjedhur aparate të qumështores.
Këto aparate kanë qenë pronë e viktimës dhe dy personave tjerë.
Sipas viktimës vlera e dëmit të pajisjeve të vjedhura është e konsiderueshme./Indeksonline/