Serbit në Graqanicë i vidhen 15 mijë euro
Një person i komunitetit serb ka raportuar mbrëmë në polici se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.
Ata ia kishin vjedhur atij rreth 15.000 euro para të gatshme dhe stoli ari me vlerë rreth 2500 euro.
Policia po vazhdon të hetoj rastin në mënyrë intensive./Indeksonline/