75 Mall Live Search
12:02 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Serbit të Graqanicës ia djegin veturën në oborr të shtëpisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një serbi nga Graqanica, disa persona ia kanë vënë flakën veturës që e kishte në oborr.

“Ankuesi mashkull K/Serb, ka njoftuar se dyshohet qe persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë. Njësiti i zjarrfikëseve ka dal në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve  materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njesitet relevante policore”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/