13:21 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Serbja që vrau binjakët e saj, u dënua në Zvicër me vetëm 1 vit burg

Një serbe 23 vjeçare Jelica S. është shpallur fajtore, mbrëmë për vrasjen e dy foshnjave të saja.

Sipas Gjykatës, ajo njërin e vrau me dashje, ndërsa tjetrin “nga mosveprimi”. Gjykata i dha asaj një dënim prej 34 muajsh burg.

Sipas vendimit ajo do të vuaj vetëm një vit në burg, ndërsa është dënuar dhe me 22 muaj me kusht.

I dashuri i saj serb donte që ajo të abortonte

Nëna e re, kishte mbetur shtatzënë në vitin 2015, dhe ka thënë para Gjykatës se ajo në atë kohë ishte shumë e re dhe nuk e ka ditur se kishte kohën për të lindur.

Serbja thotë se ajo kishte hyrë në vaskë për të   bërë lindjen, kur papritur e kanë kapur kontraktimet.

Ajo kishte qëndruar në vaskë duke lindur një fëmijë në pasditen e 10 dhjetori 2015. Me sa duket ishte vetëm.

Në Gjykatë ajo ka shpjeguar: “Nuk e dija se si lindet një fëmijë. E mbusha vaskën kur filluan dhimbjet e mëdha. Sot nuk më kujtohet se si e bëra. Shikova në internet se çfarë duhet të bëj”.

Sipas saj, babai i fëmijëve, po ashtu serb, kishte ndërprerë kontaktet me të muaj më parë. Sipas saj, ai donte që kjo të abortonte, për këtë edhe ishte larguar dhe serbja kishte mbetur e vetme./Indeksonline/