Serena e mposhti në Australian Open, 18 vjeçarja shpërthen në lot nga humbja
Serena Williams prodhoi një nga momentet më prekëse në Australian Open.
Tenistja amerikane u përball në raundin e tretë me ukrainasen, Dayana Yastremska të cilën e mposhti me lehtësi në 2-0 në sete, 6-2 dhe 6-1.

Por, humbja është përjetuar rëndë nga 18 vjeçarja e cila ka përfunduar me lot. ëilliams bëri gjest mbresëlënës duke e përqafuar dhe ngushëlluar kundërshtaren.

“Jeni e mahnitshme. Je e re, mos qaj sepse do të arrish shumë” i ka thënë Serena kundërshtares.
Yastremsk u lind në vitin 2000, në vitin kur Williams kishte fituar trofeun e parë në karrierë./Indeksonline/