09:49 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Serena Williams do të luajë në “US Open”, por ka një kusht interesant

Kampionja e tenisit në botë, Serena Williams thotë se do të luajë në “US Open”, por ka një kusht interesant.

Williams, është duke u përgatitur për turneun e madh të tenisit, por pandemia që ka kapluar vendin ia ka vështirësuar asaj planet, madje për këtë ajo ka një kërkesë, shkruan IndeksOnline

Tenistja pranon se do të luajë, por vetëm atëherë kur siguria është e lartë dhe që të mos ketë të infektuar me koronavirus.

“Unë do të luajë me siguri totale, shëndeti im dhe i të tjerëve është në pyetje”, tha Williams.