75 Mall Live Search
11:23 / E Martë, 30 Gusht 2022 / C E

Serena Williams e fillon US Open me një fitore bindëse

Serena Williams, e cila ka të ngjarë të luajë në turneun e fundit të tenisit të karrierës së saj, e ka hapur turneun me një fitore 6-3, 6-3 ndaj Danka Kovinić në raundin e parë të US Open në stadiumin “Arthur Ashe”.

Tani ajo do të përballet me numrin dy të botës nga Estonia, Anett Kontaveit, në raundin e 64-të, të mërkurën. Ky do të jetë takimi i tyre i parë në karrierë.

Pas ndeshjes, u shpreh shumë e lumtur me këtë fitore dhe falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe ndaj saj.