75 Mall Live Search
10:55 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Serena Williams po shpreson të shkruajë histori, kualifikohet në gjysmëfinale të Australian Open

Teniserja më e mirë në botë, Serena Williams, ka shënuar fitore të madhe në çerekfinale të Australian Open.

Williams fitoi 2 me 0 në sete (6-3 dhe 6-3) ndaj nën-kampionëve, Simona Halep, shkruan IndeksOnline.

Me këtë fitore, teniserja amerikane siguron gjysmëfinalen e madhe të Australian Open, duke shpresuar edhe të shkruajë historinë.

Ajo po “ëndërron” të fitojë Grand Slamin e 24-të në karrierë./IndeksOnline/