09:55 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Serena Williams vs Simona Halep: Shumë më tepër se trofeu, në lojën finale të Wimbledonit

Për Serena Williams, kjo do të jetë një mundësi tjetër për të fituar titullin e saj të 24 të Grand Slam. Ndërsa, Simona Halep kundërshtarja e saj, do të jetë e etur për të fituar titullin e saj të parë në Wimbledon, transmeton Indeksonline.

Williams 37-vjeçare do të barazojë rekordin e të gjitha kohërave të Margaret Court me 24 tituj, nëse ajo vazhdon do të fitojë në këtë ndeshje.

Për Halep, krenaria e saj do të varet nga performanca e saj pasi që ajo ka mundësi të artë për tu bërë Rumunia e parë që fiton këtë titull.

Halep vetë kishte pohuar se nëse ajo fillon të mendojë për rekordin e kundërshtarit të saj për dy dekadat e fundit, ajo do të kishte humbur ndeshjet deri më tani.

Halep ka vetëm një fitore kundër Serena Williams dhe kjo gjithashtu erdhi pothuajse pesë vjet më parë. Ndërkohë, Williams ka fituar secilën nga ndeshjet e tyre në Grand Slam, përfshirë atë në Wimbledon në vitin 2011.

Ndërsa Williams nuk është më aq e shpejtë sa ka qenë dikur, Halep është ndoshta një nga tenisieret më të shpejta dhe kjo do të jetë një avantazh i madhë për të.

Por pavarësisht nga fituesi i kësaj ndeshje titullare, është e sigurtë se ajo do të jetë historike./Indeksonline/.