12:35 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Serena Williams zbulon arsyen emocionale pas largimit nga Rogers Cup

Serena Williams thotë se u largua nga Rogers Cup në Kanadë pasi ndjeku se ishte ”në një frikë” dhe se e konsideronte veten ”një nënë jo të mirë”.

23 herë fituesja e Grand Slam befasisht u largua nga kompeticioni në fjalë duke i cituar ”arsyet personale” si shkas, transmeton IndeksOnline.

36-vjeçarja është rikthyer në sportin e tenisti më herët këtë vit pasi lindi në shtator të vitit 2017.

Ajo e arriti finalen e Wimbledon në korrik, por javën e kaluar ajo pësoi humbjen më të thellë në karrierë.

Në një postim në Instagram, Williams shpjegoi se ajo ka qenë duke vuajtur për shkak të emocioneve dhe i ka këshilluar nënat që të mos vuajnë në qetësi.

”Java e kaluar nuk ishte e lehtë për mua. Jo vetëm për arsye personale, por edhe pse u ndjeva e frikësuar. Më së shhpeshti, ndjeja se nuk isha një nënë e mirë”.

”Kam lexuar shumë artikuj që thonë se emocionet pas lindjes mund të zgjasin deri në tri vite nëse nuk di si të merrem me to. Mendoj se komunikimi është gjëja më e mirë. Të flasësh me nënën, motrën, miqtë të bëjnë të ndihesh normal”.

”Është totalisht normal që të ndihesh se nuk jam duke bërë mjaft për beben. Shumë nga nënat e ndjejnë të njejtën dhe unë them se të njejtën gjë jam duke e ndjerë edhe unë”, shkroi ajo në Instagram./IndeksOnline/

Serena Williams' Instagram post