Sergio Busquets flet për të ardhmen e tij

Është folur shumë se futbollisti i Barcelones, Sergio Busquets, mund të largohet nga klubi katalanas.
Spanjolli së fundi ka folur për të ardhmen e tij duke thënë se ende nuk ka marr asnjë vendim, transmeton IndeksOnline.
“Nuk kam marrë ende asnjë vendim. Nuk është ende e sigurt se do të largohem nga Barcelona në qershor – do të shohim se si do të jetë ky sezon për mua”, ka thënë Busquets.
Gazetari Fabrizio Romano, ka raportuar se disa skuadra nga kampionati amerikan MLS janë të interesuara për shërbimet e Busquets, por që janë në pritje të vendimit të tij./IndeksOnline/