14:25 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Sergio Ramos kërkon Bonuccin në Real Madrid

Të katërtit në La Liga dhe 19 pikë larg nga Barcelona. Liga e Kampionëve ështëi vetmi shpëtim për Real Madrid-in për mos t’u llogaritur një sezon i dështuar.

Mundo Deportivo ka treguar gjendjen e disa lojtarëve brenda dhomave të zhveshjes së Real Madrid-it dhe pritjet për sezonin e ardhshëm.

Emri më i ngrohtë në listën e Presidentit Perez është padyshim ai i Neymar-it, i cili do të mirëpritej nga shumica e futbollistëve të Realit.

Tani ka një tjetër emër që përflitet për një tranferim të mundshëm. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin italian Leonardo Bonucci.

Mediet spanjolle raportojnë sot se ka qenë pikërisht kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos që i ka kërkuar drejtuesve të klubit, transferimin e Bonuccit në kryeqytetin spanjoll.

Me Varane shpesh të dëmtuar, reparti i mbrojtjes së skuadrës së Zidanes ka lënë shumë për të dëshiruar dhe klubi madrilen ka nisur negociatat me Milanin, për të marrë në verë Bonuccin. /IndeksOnline/