Sergio Ramos kryen testet mjekësore në Madrid dhe niset për te skuadra e re

Sergio Ramos aktualisht po kalon testet mjekësore me klubin e tij të ri në klinikën Olympia Quirón Salud, në Madrid. Ramos do të niset sot në Meksikë ku do të prezantohet si futbollist i ri i Monterreyt.
Te kjo skuadër Ramos do të jetë bashkëlojtar me Sergio Canales dhe Oliver Torres dhe do të drejtohet nga Martin Demichelis.
Sergio Ramos shoqërohej gjatë gjithë kohës nga vëllai i tij Rene dhe disa anëtarë të klubit meksikan, të cilët udhëtuan drejt Madridit për të qenë të pranishëm në kontrollin mjekësor të futbollistit.
Ramos, 38 vjeç , ka qenë pa ekip që nga 30 qershori 2024, kur kontrata e tij me Sevillan përfundoi në një periudhë të shkurtër pas rikthimit./Indeksonline/
🎥 Sergio Ramos, cazado
— MARCA (@marca) February 3, 2025
🇲🇽 El defensa está listo para su aventura en Rayados
🏥 Está pasando en estos momento reconocimiento médico con su nuevo club en la clínica Olympia Quirón Salud
⚽ @jdelriomuradas pic.twitter.com/37eoVBSaD9