75 Mall Live Search
23:05 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / Gj Sh

Sergio Ramos largohet nga Monterrey, gati për kapitullin e radhës

Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos do të ndahet me skuadrën meksikane, Monterrey në përfundim të sezonit të Apertura 2025.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, ish-lojtari i Real Madridit ka vendosur të largohet nga Monterrey, pavarësisht rezultateve të skuadrës në fazën e playoff-it, shkruan IndeksOnline.

Ramos ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen e ekipit gjatë kësaj periudhe, duke sjellë përvojën dhe lidershipin e tij në futbollin meksikan.

Edhe pse po largohet nga Monterrey, mbrojtësi spanjoll nuk mendon të tërhiqet nga futbolli. Përkundrazi, ai synon të vazhdojë karrierën dhe është duke përgatitur një kapitull të ri me një klub tjetër.

Ende nuk ka informacione zyrtare për destinacionin e tij të ardhshëm, por emri i tij pritet të jetë në qendër të vëmendjes gjatë afatit të janarit./IndeksOnline/