75 Mall Live Search
23:04 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Sergio Ramos, lojtari me më së shumti ‘El Clasico’ të humbura

Barcelona i bëhet makth Realit të Madridit në sfidat më delikate të sezonit.

Vetëm tri ditë pasi e nxori nga Kupa e Mbretit, skuadra “blaugrana” e mposhti edhe në “La Liga”, duke e nxjerrë ndoshta përfundimisht nga gara për titullin kampion.

“Bluagranave” u mjaftoi goli i Ivan Rakiticit në pjesën e parë për t’i mposhtur për herë të tretë “Los Blancos” në katër El Clasico-t e këtij sezoni.

Një fakt interesant është që pas kësaj humbje të Real Madridit, Sergio Ramos bëhet lojtari me më së shumti ‘El Clasico’ të humbura.

Ramos ka qenë pjesë e 20 humbjeve të Real Madridit ndaj Barcelonës, më shumë se cdo lojtar tjetër. /IndeksOnline/