Sergio Ramos luajti pak minuta ndaj Kosovës, por mungon kundër Liverpoolit!

Sergio Ramos është rikthyer në ekipin e Real Madridit, por nuk ka stërvitur me lojtarët.
Mbrojtësi spanjoll luajti vetëm pak minuta mbrëmë në fitoren e Spanjës 3 me 1 ndaj Kosovës, shkruan IndeksOnline
Që nga takimi kundër Gjeorgjisë ishtë në dyshim fiziku i Ramosit, kurse me t’u rikthyer në Bernabeu u konfirmua se lojtari nuk është në gjendje të mirë. Gjuri i tij ende s’është riaftësuar 100 për qind nga lëndimi.
Ashtu siç shkruajnë mediat në Spanjë, Ramos do ta humbas çerekfinalen e parë në UEFA Champions League, ndaj Liverpoolit. Ai po ashtu është në dyshim edhe për ndeshjen e ‘El Clasico’ kundër Barcelonës./IndeksOnline/