75 Mall Live Search
12:42 / E Shtunë, 11 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Sergio Ramos mund të rikthehet në kombëtaren e Spanjës

Futbollisti i PSG-së, Sergio Ramos, mund të rikthehet të luaj për kombëtaren spanjolle.

Trajneri aktual i Spanjës, Luis de la Fuente, në një deklartë për gazetën “El Mundo Deportivo”, la të hapur mundësinë për të ftuar Ramoasin, transmeton IndeksOnline.

“Të flasësh për të është si të flasësh për historinë e futbollit spanjoll, për një futbollist të jashtëzakonshëm, fantastik. Ai është ende duke luajtur ende në një nivel shumë të lartë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe lojtarë të tjerë të moshës së tij ose më të rinj që kanë të njëjtat shanse për t’u thirrur. Ajo që dua është të kemi lojtarë të mëdhenj, më të mirë, lojtarë që janë gjithashtu janë të aftë për të formuar një skuadër, e cila është thelbësore për mua.

“Kemi shumë pak kohë dhe duhet të formojmë një ekip, ky është shqetësimi im. Duhet të shoh lojtarë me karakteristika të ndryshme që do të përbëjnë atë grup, por të flasësh për Sergio Ramosin dhe të tjerë të mëdhenj si ai nuk më krijon stress apo tension. Në fund jemi të sigurt se do të dalim me një listë të shkëlqyer. Dhe kushdo që të vijë, do të jetë më i miri për mua për të formuar atë ekip. Dhe, nëse duhet të jetë Sergio Ramos, sigurisht që do të thirret.”, deklaroi De la Fuente./IndeksOnline/