Sergio Ramos pas ndeshjes: Po, është ndeshja ime e fundit në Meksikë
Aventura e Sergio Ramosit te Monterrey ka ardhur drejt fundit.
Kjo pasi që klubi i tij u eliminua nga gjysmëfinalja e “Liga MX”, nga skuadra e Tolucas.
Ai madje kishte shënuar edhe gol, me anë të penalltisë.
Por pas ndeshjes Ramos dha një deklaratë befasuese, ku njoftoi largimin e tij nga Meksika dhe duke ndezur zërat për një rikthim në Evropë.
“Po, është ndeshja ime e fundit në Meksikë”, ka deklaruar Ramos.
Ndeshja ishte përfunduar me rezultat 3-2 për Tolucan, ku do të luaj në finale ndaj UANL./IndeksOnline/

