Seria A merr vendim të ri për orarin e ndeshjeve

Trajnerët e skuadrave italiane vazhdimisht janë duke bërë ankesa në lidhje me orarin e ndeshjeve, të cilat po luhen në mesditë.
Mirëpo Seria A prap nuk ka hequr dorë nga ky orar, arsyen për këtë e ka dhënë presidenti, Paolo Dal Pino i cili ka thënë që ka numër të madh tifozësh të cilëve mund të ju pamundësohet shikimi i ndeshjeve për shkak që ora është e ndryshme në disa vende.
Por sipas vendimit të ri ndeshjet që nga viti 2021 do të luhen edhe gjatë të shtuneve nga ora 12:30 apo 13:30, duke e pasur si model ligën angleze./Indeksonline/.