75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 16 Maj 2021 / AR

Seriali H.O.T: Ermali zbulon domethënien e veçantë të titullit që as u kishte shkuar mendja

Teksa të gjithë po presim me padurim serialin “H.O.T”, Ermal Mamaqi i ftuar tek emisioni “Dola te Ola”, mbrëmjen e sotme na ka zbuluar më shumë nga ajo çfarë pritet të shohim në ekran, që nga titulli që të gjithë e kishin kuptuar ndryshe e deri tek aktorët.

Ermali tregoi se H.O.T ka kuptimin “Humans of Tirana”, por ky nuk është titulli përfundimtar pasi mund ta ndryshojë gjatë rrugës. Xhirimet kanë nisur e në këtë projekt Ermali është bashkëproducent me Dritan Huqin, me autore Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini.

“Titulli quhet H.O.T, por mund ta ndryshojmë më vonë. Nuk ka lidhje me hot e nxehtë, por do të thotë Humans of Tirana. Është një histori dashurie dramë me intriga, ka dhe komedi. Këtë rradhë kam bashkëproducent Dritan Huqin, regjisor Bjordi Mezini dhe bashkë me skenaristen e I love Tropoja, Klaudian shkruam një mrekulli”, tha Ermali duke zbuluar se seriali do jetë me sezone.