23:01 / E Premte, 02 Shtator 2022 / A. M.

Seriali i famshëm turk në televizionin kosovar, pjesë e serialit edhe bukuroshja shqiptare

Së shpejti do të filloj transmetimi i serialit  ‘Jetët e thyera’, ku pjesë e serialit është edhe bukuroshja shqipëtare Arbnora Ademaj.

Ky serial me protagoniste bukuroshen pejane, do të transmetohet në  televizionin RTV21, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar vet aktorja përmes Instagramit, ku shprehej e lumtur për fillimin e serialit.

‘’Jam shumë e lumtur të ndaj me ju, serialin – Jetët e thyera së shpejti në televizionin më të madhë shqiptarë në RTV21 në Kosovë dhe Maqedoni’’, ka shkruar aktorja.

Arbnora Ademaj, larg familjes e vëmendjes, zgjodhi Turqinë për të vazhduar karrierën e saj.