75 Mall Live Search
11:26 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Seriali i njohur do të largohet nga platforma ‘Netflix’

Është paralajmëruar se seriali televiziv ‘Friends’ do të largohet nga platforma e famshme ‘Netflix’.

Komedia e famshme, të cilën e ka marrë ‘Netflix’ në vitin 2005 për 118 milion dollarë, thuhet se tani është duke u zhvendosur në platformën tjetër e titulluar ‘WarnerMedia’.

Humbja e këtij seriali do të jetë shumë e madhe për ‘Netflix’ pasi që është seriali i tretë më i shikuar pas ‘Big Bang Theory’ dhe ‘Brooklyn Nine-Nine’./Indeksonline/