75 Mall Live Search
20:40 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / MSH

Seriali i Vedatit depërton në televizionin zvicëran

Vedat Bajrami e Florim Brajshori kanë çuar në një tjetër nivel afrimin me diasporën.

“Te Berberi” është seriali komik që është prodhuar nga kjo dyshe fantastike e që ka marrë vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve.

SRF, një nga televizionet më të mëdha në Zvicër, ka bërë një reportazh për serialin që trajton tema shqiptaro-zvicërane, e që lidhen me stilin e bashkëjetesës së diasporës tonë në Zvicër.

“Te Berberi” është gjithashtu seriali i parë shqiptarë që depërton në televizionin zvicëran.