75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / AR

Serie A 2024/2025: Hidhet shorti, Interi nis mbrojtjen e titullit në transfertë

Hidhet shorti për sezonin 2024/2025 në Serie A. Kampionati më i dashur në Shqipëri, do e nisë edicionin e ri në fundjavën e 17-18 gushtit, teksa do të përfundojë në 24-25 maj të vitit 2025.

Pushimet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve do të jenë plot 4, ndërkohë që vetëm në një rast do të luhet edhe në mesjavë. Në javën e dhjetë.

Gjithashtu nuk do të ketë pushime dimërore, pasi skuadrat do të zbresin në fushë në datat 22 dhe 29 dhjetor. Dhe 5 janar.

Superkupa e Italisë, në formatin “Final Four”, do të organizohet në Arabinë Saudite në periudhën 3-7 janar 2025.