22:48 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / C E

Serie A: Favoritët shënojnë fitore

Interi ka shënuar fitore të rëndësishme për t’i qëndruar sa më afër dyshes së kreut të Serie A.

Zikaltërit kanë mposhtur Empolin me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së 10-tëtë kampionatit italian.

Golat për Interin i shënuan D’Ambrosio në minutën e 34-të dhe Dimarco në minutën e 67-të.


Fitore të vështirë ka shënuar edhe Lazio.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka mposhtur Fiorentinën me rezultat minimal, 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Pedro në minutën e 52-të.

Tre shqiptarët, Muriqi, Strakosha e Hysaj nuk luajtën asnjë minut në këtë sfidë.


Fitore ka shënuar edhe Roma e Jose Mourinhos.

“Ujkonjat” fituan si mysafir të Cagliarit me rezultat 1-2.

Ibanez dhe Pellegrini realizuan për Romën derisa për Cagliarin shënoi Pavoletti.

Interi është në vendin e tretë me 21 pikë, 7 më pak se Milani që kryeson tabelën.

Roma është e katërta me 19 pikë derisa Lazio në vendin e gjashtë me 17 pikë, dy më shumë se Juventusi. /IndeksOnline/