21:41 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / AR

Serie A, Juventusi ka po aq tifozë sa Milani dhe Interi bashkë

Njezët klubet italiane që marrin pjesë këtë sezon në Serie A, në fund të edicionit të kaluar (2021/2022) kishin një total prej 24 milionë e 562 mijë tifozë në Itali.

Të dhënat dalin nga hulumtimi periodik i shumë klientëve të Sponsor Value nga StageUp dhe Ipsos, për përcjellësit e ngjarjeve sportive dhe evenimenteve spektakolare italiane.

Nga këto të dhëna, në vend të parë është pa konkurrencë Juventusi me 8.056.000 tifozë, i ndjekur nga Milani (4.167.000 tifozë) në vend të dytë dhe Interi (3.919.000 tifozë) në vend të tretë.

Edhe pse dy klubet milaneze e kanë fituar titullin në dy sezonet e fundit, Zonja e Vjetër prin dukshëm me numrin e tifozëve aq sa Rossonerët dhe Nerazzurrët bashkë.

Vendi i katërt është i rezervuar për Napolin (2.636.000 tifozë), ndërsa top-pesëshen e mbyll Roma (1.818.000 tifozë). /Telegrafi/