13:34 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Serie A, Juventusi kërkon fitoren kundër Empolit

Serie A rikthehet sot me disa ndeshje interesante, ndër to edhe ajo mes Empolit dhe Juventusit, të vlefshme këto për xhiron e 27.

Programin e sotëm do ta hap ndeshja mes Salernitanas dhe Bolognas, e cila fillon nga ora 15:05.

Ndërkaq, me fillim nga ora 18:05, Juventusi do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër Empolit, ku do të kërkojë me ngulm fitoren për të përforcuar më shumë pozitën e katërt.

Momentalisht, pas 27 xhirove tabelën e kryeson Milani me 57 pikë, dy sosh më shumë se Interi në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Napoli me 54 sosh dhe Juventusi me 47 pikë.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Cagliari me 22 pikë, Genoa me 17 sosh dhe Salernitana me 14 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.

15:05 Salernitana – Bologna

18:05 Empoli – Juventus

20:45 Sassuolo – Fiorentina