75 Mall Live Search
18:29 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Serie A/ Kampioni tash po dihet por kush do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve?

Dje edhe matematikisht, Inter u shpall kampion i ri i Series A.

Por, gara për një pozitë në Ligën e Kampionëve në kampionatin itlaian është shumë e zjarrtë, transmeton Indeksonline.

Atalanta, Juventus dhe Milan kanë nga 69 pikë, kurse Napoli që është në vendin e pestë ka 67 pikë.

Ndërsa Lazio që është në vendin e 6-të ka 64 pikë, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Vendi i dytë, Atalanta ndeshjen e radhës do të jetë mysafirë i Parmas. 

Ndërsa, vendi i tretë, Juventus do të ketë punë me vendin e katërt, Milan. Fituesi i kësaj ndeshje mund të themi lirisht se e siguron biletën për në Ligën e Kampionëve.

Napoli do të ketë punë me Spezian, kurse Lazio me Fiorentinën./Indeksonline/