Serie A përditëson tabelën, Juventus bie në vendin e katërt

Gjykata Sportive gjatë ditës së sotme ka vendosur që ndeshja në mes të Juventusit dhe Napolit të luhet dhe Zonjës së Vjetër t’i merren tri pikët që i janë dhënë në tavolinë.
Serie A menjëherë ka bërë përditësimin e tabelës dhe Juventusi tashmë ka tri pikë më pak, shkruan Indeksonline.
Skuadra e Pirlos ka rënë në vendin e katër me 24 pikë aq sa ka edhe Napoli që tashmë është në vendin e tretë, me të dy skuadrat me nga një lojë më pak.
Ende nuk është vendosur data se kur do të luhet kjo ndeshje.
Ndeshja në mes të Juventusit dhe Napolit nuk u zhvillua pasi qyteti i Napolit ishte i izoluar për shkak të koronavirusit. /IndeksOnline/
