14:19 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Serie A pranon kërkesën e Fiorentinës për ta mbajtur shiritin e kapitenit të të ndjerit, Davide Astori

Fiorentina do të jetë në gjendje të vazhdojë të përdorë shiritin e kapitenit të të ndjerit Davide Astori.

Klubi kishte bërë kërkesë që ta vazhdonte ta mbante shiritin e kapitenit të Davide Astorit pasi Serie A implementoi një ndryshim i cili parashihte se çdo kapiten duhet ta mbante një shirit të bardhë me logo të Serie A dhe të shkruar “CAPITANO” me shkronja të mëdha.

Çdokush që nuk e respekton këtë rregull do të ndëshkohej, megjithatë është bërë një lëshim për ekipin e Fiorentinës.

Në Twitter, klubi njoftoi lajmin: “Fiorentina janë të kënaqur të njoftojnë se Lega Serie A kanë pranuar kërkesën tonë për të vazhduar përdorimin e shiritit të kapitenit të David Astori”./Indeksonline/